SHPËRNDAJE

Apple posedon Apple Pay, Google posedon Android Pay, edhe Samsung pavarësisht se është pjesë e Android-it posedon Samsung Pay, me një fjalë mund të thuhet së është një treg konkurrues sa i përket mënyrës së pagesave nëpërmes pajisjeve mobile, dhe mos të harrojmë se përveç këtyre të lart-përmendur ka edhe konkurrent të tjerë të tillë si PayPal etj.

Megjithatë si duket kjo nuk po i pengon Microsoft-it i cili po planifikon të lansoj një shërbim të tillë.

Microsoft logoNë një intervistë të përbashkët mes The Verge dhe Re/Code, Joe Belfiore nga Microsoft ka konfirmuar planet e kompanisë për të ri-sjellë shërbimin për pagesa Wallet në sistemin e tyre operativ Windows. Sipas Belfiore, “Windows do të ketë një koncept portofoli.

Për fat të keq nuk janë dhënë më shumë detaje rreth këtij shërbimi, se si do të funksionoj përmes NFC, ose a do të përdorë Microsoft ndonjë lloj metode tjetër të teknologjisë, kjo mbetet të shihet.

Gjithashtu nuk është thënë asnjë fjalë se kur ky shërbim do të fillojë, por Belfiore ka përmendur se ka shumë pengesa për të arritur deri tek lansimi. /ameble

SHPËRNDAJE