SHPËRNDAJE

Microsoft Surface 3Microsoft sot njoftoi për lansimin e tabletit Microsoft Surface 3 i cili do të ketë çmimin rreth 499$.

Microsoft Surface 3 tabletë vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft, Windows 8.1 64-bit dhe është gjithashtu në dispozicion edhe me sistemin Windows Pro për përdoruesit e biznesit dhe po ashtu do të mbështesë edhe sistemin e ri operativ nga Microsoft, Windows 10, i cili do të jetë në dispozicion më vonë gajtë këtij vit.

Tableti Microsoft Surface 3 ka ekranin 10.8 inç me rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1280 pikselëve dhe është i përkrahur nga procesori me 4 bërthama Intel Atom X7 -Z8700 1.6GHz.

Versioni me 64GB hapësirë të brendshme të Microsoft Surface 3 ka të integruar 2GB RAM memorie ndërsa versioni 128GB ka të integruar 4GB RAM memorie.

Karakteristika të tjera të tabletit Surface 3: janë kamera frontale 3.5 megapikselë, kamera e pasme 8 megapikselë, porta USB 3.0, microSD lexuesi, përkrahja e teknologjive Wi-Fi (802.11 a / b / g / n / ac) dhe Bluetooth 4.0

“Merrni shënime, shkruani direkt në ekran, 10 orë të jetës së baterisë për shikim të video klipeve dhe përfitoni një eksperiencë të re me tabletin e ri Microsoft Surface 3” – është prononcuar Microsoft. /ameble

Për t’u informuar më shumë me pajisjen e ri si dhe për të kuptuar se cilat aksesorë të tjerë mund t’i merrni së bashku me Microsoft Surface 3, klikoni mbi linkun zyrtar nga Microsoft Surface 3.

SHPËRNDAJE