Microsoft logoMicrosoft tani renditet menjëherë pas Apple-it në aspektin e të qenit kompania më e vlefshme në botë. Kompania ExxonMobil e cila ishte në vendin e dytë ka arritur të kryesojë listën vetëm njëherë edhe atë për një kohë të shkurtër, kur kompania Apple ra pas programit të tyre me Apple Maps. Microsoft në anën tjetër ka arritur të bëjë rrugën e saj për vendin e dytë në listë, për shkak të aksioneve të tyre që ka pasur dhe ka drejtuar veçanërisht mirë, në vitin e kaluar ajo kishte pasur një rritje prej më shumë se 40% që nga Janari.

Tani për tani, Microsoft është vlerësuar të ketë një vlerë tregu prej rreth 408 miliardë dollarë, e cila për pak tejkalon ExxonMobil që ka 402 miliardë dollarë. e kjo pozitë e këtyre dyjave mund të ndryshoj lehtë në javët apo edhe në muajt e ardhshëm.
Pa marrë parasysh a gjenden në pozitën e dytë apo në të treten, të dyja nga këto kompani janë ende larg tregut që posedon Apple me 670 miliardë dollarë dhe kjo vlerë nuk duket se do të bie duke parë suksesin e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. /ameble