Sipas disa burimeve ende të pa konfirmuara Microsoft pritet të mbajë një ngjarje në muajin janar ku do të prezantoj karakteristikat e reja të Windows 10, si dhe do të flasin për planet e tyre për smartphones dhe tablet. Gjiganti i programeve kompjuterike pritet që këtë ngjarje të shfrytëzoj gjithashtu për lansimin e parë të Windows 10, si test për përdoruesit.
Microsoft paraqitjet e para për Windows 10 na tregoj shkurt në një ngjarje të vogël në San Francisko në muajin shtator. Kjo ngjarje kishte zgjatur vetëm një orë dhe kështu Microsoft nuk ka pasur mundësi që t’i shpjegoj të gjitha të rejat e versionit të ri të Windows-it. Por tani po thuhet se kompania ka shumë më shumë për të na treguar vitin e ardhshëm.
The Verge ka raportuar se “Microsoft ka një numër të madh të karakteristikave për të diskutuar, duke përfshirë edhe ndërfaqen e re me prekje të quajtur Continuum”.
Sipas raportit, kjo ngjarje nuk do të zhvillohet në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas, edhe pse Microsoft do të marr pjesë atje, mirëpo kjo do të jetë një ngjarje e veçantë e cila do të mbahet nga fundi i janarit. Përveç kësaj kompania pritet të njoftojë planet e saj edhe për pajisje tjera, duke përfshirë smartphone, tablet, dhe ndoshta edhe Xbox One. /ameble