Microsoft logoGjatë Kongresin Botëror për pajisje Mobile që po mbahet në Barcelonë kompania Microsoft ka njoftuar se ka krijuar partneritet me 9 kompani të reja, për zhvillimin e pajisjeve me Windows Phone. Përveç kësaj, kompania jap disa informata se çfarë mund të pritet në të ardhmen nga Windows Phone.

Nëntë partnerët e rinj përfshinë ZTE, Foxconn, Gionee, JSR, Karbonn, Lava (Xolo), Lenovo, LG dhe Longcheer, edhe pse LG ka prodhuar tashmë disa modele me Windows Phone. Disa nga këto kompani do të jenë shumë ndihmëse që të ndihmojnë Microsoft-in të rris pjesën e tregut të tyre në Kinë, një nga fushëbetejat me të mëdha në zhvillimin e tregut të pajisjeve mobile.

Platforma Windows është duke shtuar përkrahjen edhe për pajisjet më procesorë më të ulët si Qualcomm Snapdragon 200 dhe 400. Gjithashtu përkrahjen për pajisje që mund të kenë dy kartela SIM. Pritet të ketë edhe pajisje mobile që mund të kenë 2 platforma shembull Android dhe Windows Phone. Çfarë tjetër mund të veçohet është se, së shpejti përdoruesit e Windows Phone do të kenë mundësin për të ruajtur aplikacionet direkt në kartelën microSD, diçka që deri më tani ka qenë e kufizuar.

Microsoft me shumë gjasë do të njoftojë edhe për përditësimin e ri Windows Phone 8.1 mirëpo në organizimin e tyre të paralajmëruar për zhvillues “Build” me datën 2-4 Prill. Kjo datë është ku ne presim që të dëgjojmë të gjitha karakteristikat e reja të kësaj platforme. /ameble