SHPËRNDAJE

Office 365 androidMicrosoft Office Mobile nga tani është në dispozicion për përdoruesit e Android-it, për ata që janë të abonuar në Office 365. Lajmi pason pas njoftimit të Office Mobile për iOS, i cili u publikua muajin e kaluar.

Pasi të keni shkarkuar aplikacionin nga dyqani online Google Play, nevojitet të kyçeni me llogarinë e Microsoft-it në mënyrë që të aprovohet se keni një abonim ekzistues në Office 365, e që për momentin kjo nuk ekziston tek ne sepse Office 365 është në dispozicion vetëm për banorët e SHBA.

Sido që të jetë me kyçje në Office 365 ju lejohet të krijoni dhe ndryshoni dokumentet Word dhe Excel, si dhe të shikoni dhe të ndryshoni dokumentet në  PowerPoint, gjithashtu posedon mbështetje të plotë për animacionet, SmartArt dhe shumë tjera. Të gjitha dokumentet mund të ruhen direkt në një llogarinë SkyDrive të Microsoft dhe dokumentet e fundit do të listohen në fillim sipas renditjes.

Microsoft ka thënë se do të nisë ketë opsion edhe në vendet të tjera të botës gjatë javëve të ardhshme. Versioni pa pagesë për testim për 30 ditë për Office 365 është në dispozicion për këdo që dëshiron të instalon në pajisjet Android. |ameble|

SHPËRNDAJE