Pas shumë muajsh thashetheme, Microsoft sot ka lansuar zyrtarisht aplikacionin Office Mobile për iPhone. Nga tani është në dispozicion për shkarkim nepërmes iTunes për përdoruesit që posedojnë llogari në Office 365 dhe përkrah pajisjet iPhone 4, 4S, 5 madje edhe iPod Touch me versionin e fundit iOS 6.1. Për iPad nuk është në dispozicion.

[youtube id=”pHg0ZEY4NXA” width=”600″ height=”350″]

Aplikacioni i mundëson përdoruesve të lexojnë dhe të editojnë dokumente si Word, Excel, PowerPoint. Dokumentet Word dhe Excel mund të krijohen nga iPhone-i, kurse PowerPoint vetëm mund të shikohet ose editohet. Dokumentet mund të ruhen edhe në llogarinë tuaj SkyDrive, kështu që nuk ka vend për shqetësim për sa i përket qasjes së dokumenteve nga kompjuteri desktop apo pajisjet tjera.

Office Mobile mund të instalohet në pesë pajisje mobile Apple bashkë me abonim të Microsoft-it, por kjo nuk llogaritet në pajisjet Windows, të cilat kanë qasje në shërbimet pa pagesë.  |ameble|