SHPËRNDAJE

Microsoft Office per ipadMicrosoft Office për iPad më në fund do të vij. Lansimi i këtij aplikacioni është caktuar në një konferencë për shtyp më 27 Mars në San Francisko. Në ftesën dërguar medieve thuhet së në ketë ngjarje do të paraqitet kryeshefi i Microsoft-it i emëruar kohët e fundit Satya Nadella, me fokus për “kryqëzimin e teknologjisë Cloud me pajisje mobile.”

Sipas Mary Jo Foley nga ZDNet, Nadella do të paraqitet sigurt për të njoftuar për versionin e Microsoft Office-it për iPad. Duke cituar disa burime të besueshme, sipas saj vihet në dukje se lansimi pritet para fundit të muajit.

Microsoft Office për iPad pritet të dal si një version  i kufizuar nga pakoja komplete e Office-itt, duke ofruar kështu aplikacionet Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote. Për të gjitha detajet rreth kësaj pritet t’i shohim më 27 Mars. /ameble