SHPËRNDAJE

Kanë qenë 25 vjet që kur ne kemi publikuar logon e Microsoft-it dhe tani është koha e përkryer për një ndryshim, sot ne zbulojmë logon e re për kompaninë Microsoft, tha Jeff Hansen, menaxheri i përgjithshëm për strategji të brendit.

Ky është një vit tepër emocionues për Microsoft-in duke u përgatitur për lançimin e versioneve të reja të pothuajse të gjitha produktet tona, nga Windows 8, Windows Phone 8, shërbimet Xbox dhe versionin e ardhshëm të Office-it. Kjo valë e lançimeve të reja nuk është vetëm një imazh i ri i produkteve tona më të njohura, por gjithashtu paraqet një epokë të re për kompaninë Microsoft.

Logo ka dy komponente: shkrimi i logos dhe simboli. Për shkrimin e logos, ne kemi përdorur fontin Segoe i cili është përdorur në produktet tjera te me hershme.

Hansen tha se duke filluar nga sot, ju do të shihni logon e re të Microsoft duke u përdorur dukshëm nepër te gjitha uebsajtet, dyqanet, produktet e Microsoftit, dhe reklamat televizive.
“Kjo valë e lëshimeve të reja nuk është vetëm një imazh i ri i produkteve tona më të njohura, por gjithashtu paraqet një epokë të re për Microsoft, kështu qe edhe logo duhet të evoluoj për të nxjerrë në pah vizualisht këtë fillim të ri” ka thënë ai. |ameble| [youtube id=”OzkZWvAJUr0″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE