Në fund të Qershorit Microsoft bëri të ditur se do të blejë Yammer(rrjetin social të orientuar për biznese) për 1.2 miliard dollar para të gatshme.
Tani Microsoft zyrtarisht ka lajmëruar se ka përfunduar atë procedurë më kompaninë Yammer dhe se ekipi Yammer-it do të jetë pjesë e divizionit të Microsoft Office-it. Në vijim mund të gjeni lajmin e shkruar nga Jared Spataro, Drejtor Senior në divizionin e Office-it:
“Ne jemi mëse të kënaqur ti ofrojmë mirëseardhje ekipit të Yammer-it në divizionin e Office-it. Jemi të ngazëllyer për hapat e ardhshëm. Ne shiqojmë para, për të përshpejtuar adoptimin e shërbimeve të Yammer-it, duke i përmirsuar shërbimet sociale më ofertat për komunikim dhe bashkëpunim të Microsoft-it.”
Kompania 4 vjeçare ka më se 5 milion shfrytëzues, nga të cilët sipas Yammer-it 85% e tyre janë nga lista e kompanive Fortune 500. |neowin.net| |blogs.technet.com| [divider top=”0″]