Microsoft ka shënuar një tjetër fitore për patentë mbi kompaninë Motorola që është produkt i Google-it. Një gjykatë gjermane vendosi se disa tableta dhe telefona Motorola kishin shkelur një metodë për aplikacione në sistemin e tyre Android. Samsung, HTC dhe të tjerët kanë paguar licencë për të përdorur teknologjinë që janë në pronësi të Microsoft-it, por Motorola ka rezistuar. Produktet nga Google nga tani do të përballën me disa kufizime shtesë gjatë shitjes në Gjermani, deri në atë moment kurë bëjnë ndryshime të rëndësishme në sistemin operativ Android.

Microsoft shënon padinë e tretë të fituar mbi Google-in në muajt e fundit në Gjermani. “Ne jemi të kënaqur që ky vendim bazohet në vendimet e mëparshme në Gjermani, që kanë gjetur kompaninë Motorola që  është gjerësisht duke  shkelur pronën intelektuale të Microsoft-it,” tha zëvendës i Microsoft-it David Howard. “Ne do të vazhdojmë për të zbatuar urdhëra kundër produkteve Motorola në Gjermani dhe shpresojmë se Motorola do të bashkohet më krijuesit e pajisjeve të tjera nga Android duke marrë një licencë për shpikje të patentuar nga Microsoft.” |ameble| [divider top=”0″]