SHPËRNDAJE

Microsoft TroubleNjë seri ngjarjesh interesante po ndodhin me kompaninë Microsoft, e cila tani po akuzohet së u ka ndaluar përdoruesve instalimin e sistemeve Linux apo sistemeve tjera operative nga Windows 8.

Një grup avokatesh spanjoll që përfaqësojnë softuer të ndryshëm me kod të hapur (open source code), kanë paraqitur një ankesë në Bashkësinë Evropiane, duke thënë se metoda e Microsoft-it për bllokimin e bazës së sistemit operativ Linux është “de facto burg teknologjik”.

Funksioni që bllokon sisteme të tilla operative është UEFI Secure Boot, i cili në pajisjet më Windows 8 është për shkaqe sigurie gjatë startimit (bootup). Megjithatë, ky grupi i njohur si Hispalinux, thotë se ky funksion “Sistemin Microsoft Windows e bën me pak neutral se kurrë”, dhe që përdoruesve ju duhet të kërkojnë çelësin e veçantë për licencë nga Microsoft në mënyrë që tu mundësohet instalimi i sistemeve tjera operative.

Kompania Microsoft u gjobit disa muaj me herët për dështimin e saj në përputhje me marrëveshjen që u kërkohej kompanisë për të lejuar përdoruesit e Windows-it të përdorin shfletues tjerë. Ata përfundimisht ishin gjobitur me një shumë prej 561 milion € për shkelje të marrëveshjes. |ameble|

SHPËRNDAJE