Microsoft pritet të lanson modelin Lumia 940 më vonë gjatë këtij viti dhe bazuar në thashetheme, ky model pritet të ketë specifika harduerike mbresëlënëse, të cilat në fakt do ta bëjnë modelin Lumia 940 një super smartphone .
Sipas raportit të fundit nga Microsoft, Lumia 940 mund vije me një ekran 5.2 inç i mbështetur nga procesori me 8 bërthama si dhe do të vije me sistemin e ardhshëm nga Microsoft, Windows 10. Po ashtu është përfolur se do të ketë kamerën kryesore me rezolucion të lartë 24 ose 25 megapikselë ndërsa ajo frontale pritet të jetë 8 megapikselë.
Për modelin Lumia 940 po ashtu është thënë se do ta ketë të integruar edhe skanerin e syrit si dhe do të përkrahë stilolapsin digjital për të cilat edhe kompania Nokia ka qenë duke punuar për një kohë para blerjes nga Microsoft.
Se çfarë pajisjet e reja do të na sjell këtë vit gjiganti Microsoft do të kuptojmë me 29 prill në konferencën Build e organizuar nga Microsoft. /ameble