Nëse keni pritur me pa durim se çfarë do ta karakterizon konferencën për media të Microsoft atëherë ja ku mund të lexoni rreth saj. Siç e kemi cekur edhe në lajmet më parë Microsoft ka vendosur që të mos bëj gjëra publike para kohe prandaj shumë gjera që fliten para konferencave të tilla mund të jenë më shumë thashetheme sesa gjera të vërteta, siç ndodhi edhe këtë herë. Ne të gjithë kemi pritur se Microsoft do të bëj publik Office15 (2015), por e vërteta është ndryshe ngase në vend te Office15 kjo kompani publikoi lajmin se Microsoft do të lëshoj për shitje Office paketën 2013.
Sipas Steve Ballmer nga Microsoft paketa e re e Office do te jetë edhe një kombinim i abonimit “cloud” përmes Office 365 si një “Office” i ri, por ky softuer në vete do të jetë Office2013. Ky Office i ri do te jetë më i përdorshëm për pajisjet me ekran “touch” dhe ato me sistemin operativ Windows8, madje disa nga analistet e quajtën edhe me emrin “Office Magjik”.
Se çfarë gjëra magjike do të përmbaj ky i fundit na mbetet të shohim gjersa do ta testojmë në ditët në vijim. Për ju që tashmë jeni të interesuar për ta parë këtë paket të office atë mund ta shkarkoni në këtë link Microsoft Download në versionin Preview. Office 2013 pritet të dal në shitje nga fillimi i vitit 2013, por tani për tani nuk dihet se çfarë çmimi do të ketë. [divider top=”0″]