SHPËRNDAJE

microsoft-surface-650x400blackMicrosoft po mendon të zvogëloj madhësinë e tabletit të tyre Surface në 7 inç, nëse i besohet një raporti nga Wall Street Journal.

Surface i ri 7 inç pritet të lansohet ka fundi i këtij viti, por nuk janë dhënë detaje rreth pajisjes.

Nëse Microsoft do të prodhoj një version më të vogël të Surface-it (ai paraprak ishte 10.6 inç) do të jetë vërtet surprizë, duke pasur parasysh se Apple, Google dhe Samsung kanë pasur tabletë të kësaj madhësie.

Për më tepër, Microsoft kohëve të fundit ka ndryshuar politikën e tyre në lidhje me rezolucionet e ekranit tek versionet e sistemeve operative me Windows 8, dhe tani SO mundëson edhe rezolucion të ulët (1024X768 në vend të 1366X768) për ekrane të tabletëve.

Raporti nga WSJ gjithashtu përmend se Microsoft po ndërton një smartphone, i cili aktualisht është duke ju nënshtruar testimeve. |ameble|

SHPËRNDAJE