SHPËRNDAJE

Sipas Stan Shih, kompania Microsoft po përsërit historinë e Google për të promovuar Sistemin Operativ Windows 8.

Steven Sinofsky nga Microsoft të hënën prezantoi linjën e kompanisë në tabletat kompjuterikë në një ngjarje mediale në Los Angeles, duke shënuar një ndryshim të madh strategjik si një gjigant i programeve kompjuterike. Ky hap i Microsoft sipas shumë analistëve mund të quhet edhe si një ringjallje e konkurrentit serioz të Apple dhe Android që tani do të kenë përball diçka shumë të madhe siç janë Microsoft Tabletet. Por sipas pronarit të kompanisë Acer, Stan Shih kjo është vetëm një gjë e përkohshme dhe se Microsoft nuk ka synim që të merret me prodhimin dhe shitjen e tabletëve, ai beson se ajo çfarë Microsoft po bën është tërheqja e sa më shume njerëzve dhe kompanive kah sistemi operativ Windows, kjo gjë do të bënte që shumë kompani të njohura të cilat prodhojnë tablete të mos përdorin vetëm Android apo iOS por të kthehen në Microsoft Windows Mobile OS. Ai madje thotë se ky është tableti i parë dhe ndoshta i fundit nga kjo kompani.

Po të shikojmë këtë çështje në thelb mund të vërejmë se pronari i Acer z. Shih mund të ketë të drejtë ngase të njëjtën lojë e ka luajtur Google me tabletin e tij Nexus. Ata kanë përgatitur një harduer të përshtatshëm për sistemin operativ të tyre Android dhe menjëherë pasi kjo punë filloi të bëhet e suksesshme dhe shumë profitabile ata bënë një hap prapa duke u tërhjekur nga hardueri dhe duke i lënë hapësirë specialistëve të harduerit siç kemi rastin dhe tregimin e suksesit të Samsung përmes Galaxy S1,S2, dhe së fundmi S3.

Kjo lëvizje e madhe dhe e furishme e Microsoft patjetër se mund të krijoj fërkime por edhe bashkëpunime të reja me kompani të mëdha të cilat kanë dëshmuar të jenë të suksesshme në harduer, sipas një informate nga burime anonime të dhëna për agjencinë e lajmeve Reuters del se Microsoft është duke u përgatitur të bëjë diçka të madhe me kompaninë e mirënjohur DELL dhe se shumë shpejt mund të ketë diçka konkrete mes këtyre dy gjigantëve.

Sido që të jetë, neve si përdorues dhe entuziast të teknologjisë na mbetet të presim dhe të shohim se çfarë në të vërtetë do të ndodhë me të ardhmen e Microsoft në këtë drejtim. [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE