SHPËRNDAJE

Nokia Lumia 830Lumia 830 si duket do të jetë pajisja e ardhshme nga Nokia e cila tani më është në pronësi nga Microsoft-i. Pajisja është parë në foto disa javë më parë së bashku me disa detaje të ndryshme për specifika të tij.

Në foto janë paraqitur masat të Lumia 830 me dimensione 139.4 mm x 70,7 mm x 8.5 mm, që tregojnë se ky model do të jetë relativisht më i hollë në krahasim me modelet e mëparshme nga Lumia.

Ky model është i koduar si RM-985 ndërsa është konfirmuar emri Lumia 830 si model më i ri nga Nokia.

Sa i përket specifikave, Lumia 830 pritet të ketë madhësinë e ekranit 4.5 ose 4.7 inç me rezolucion të plotë, i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Snapdragon 800 ose 801, kamerën frontale 5 megapikselë, kamerën kryesore 20 megapikselë ndërsa informacionet në lidhje me RAM dhe hapësirë të brendshme ende janë të panjohura.

Microsoft tani më ka rezervuar datën 4 Shtator në ngjarjen IFA 2014 me ç’ rast do të njoftohemi për më shumë detaje për modelin e ri Nokia Lumia 830. /ameble