Pavarësisht se a ju pëlqen dizajni i sistemit të ri Windows 8 apo jo, kompania Microsoft sot ka festuar shitjen e 60 milionë licencave për ketë system operativ.

Fatkeqësisht, me lajme të sotme në CES 2013 Microsoft nuk bëri të ditur se sa shumë prej këtyre licencave janë të bazuara mbi konsumatorët që kanë blerë Windows 8 ose sa janë shitur në sasi të mëdha për shitësit dhe ndërmarrjet.

Përveç lajmeve për shitjen e 60 milionë licencave të Windows 8, Microsoft ka thënë së është duke parë gjithashtu “rritje të fortë” duke vlerësuar kështu krijimet nga zhvilluesit për platformën. Sipas Microsoft, mbi 100 milionë aplikacione janë shkarkuar nga Windows Store për vetëm dy muaj që ka qenë në dispozicion për publikun. |ameble| [divider top=”0″]