Xbox one 1 milion shitjeMicrosoft ka lëshuar një deklaratë për shtyp me disa statistika interesante për shitjet e konsolës Xbox One për 24 orët e para. Në mes të kësaj deklaratë është cekur së janë shitur më shumë së një milionë njësi të konsolës.

Sony gjithashtu kishte njoftuar se 24 orë pas lansimit të PlayStation 4 kishte shitur një milionë njësi, duke e bërë konsolën më të suksesshme në histori me shitje brenda 24 orëve. Microsoft tani e ka ndjekur këtë me një deklaratë se ka shitur “më shumë se një milionë konsola në gjithë botën në më pak se 24 orë. “Nuk është përmendur ndonjë numër specifik dhe gjithashtu kompania nuk është thënë që po lufton ta mundë Sony-n, por kjo ka treguar qartë historinë e markës Xbox, kanë thënë ata.

“Ne ju përulem dhe jemi shumë mirënjohës për tifozët e konsolës Xbox nëpër botë”, ka thënë Yusuf Mehdi, nënkryetar për Marketing dhe Strategji në Xbox.” Duke parë mijëra tifozë qe presin rend për të blerë Xbox One dhe qejfin e tyre për të luajtur ishte me të vërtetë një moment i veçantë për të gjithë ekipin Xbox. Ne jemi duke punuar shumë për të prodhuar edhe më shumë konsola Xbox One për të përmbushur nevojat e secilit, para pushimeve të fund vitit, ka shtuar ai.” |ameble|