Microsoft është me plot bujari. Ashtu siç ka vepruar edhe në vitin 2010, udhëheqësi i kompanisë së Microsoft-it Steve Ballmer në ngjarjen vjetore të kompanisë ka njoftuar se përreth 90 mijë punonjës me orar të plotë në Microsoft, do të marrin pajisjet më të reja nga kjo kompani. Një tabletë Surface për Windows RT, një smartphone për Windows Phone 8 (nga fundi i dhjetorit), dhe nga një kompjuter të ri për zyrë më prekje(touch) i përkrahur më sistemin operativ Windows 8. Kompjuteri mund të jetë një desktop, laptop, ultrabook apo tabletë.
Kjo pra është një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar moralin e punonjësve dhe ndihmon për të siguruar që të punësuarit të njoftohen më mirë më produktet e reja që ata përfaqësojnë dhe në të njëjtën kohë të shfaqin miqve këto te mira.
Secili nga ne do të dëshironim te ishim pjesë e kësaj kompanie apo jo? |engadget.com| [divider top=”0″]