SHPËRNDAJE

Microsoft Surface MiniMicrosoft ka lëshuar ftesa për datën 20 Maj, duke i ftuar gazetarët në një “mbledhje të vogël” për të festuar tabletin e tyre Microsoft Surface. Ngjarja pritet të mbahet në New York dhe spekulohet së kjo mund të jetë paraqitje e parë e një tableti më të vogël se Microsoft Surface standard që kemi parë deri më tani.

Shumë thashetheme janë përhapur edhe nëpër internet që nga momenti kur Apple kishte prezantuar iPad Mini-n e tyre dhe kështu sipas thashethemeve edhe Microsoft ka shans të dal më diçka të tillë.

Asgjë në lidhje me ketë nuk është konfirmuar nga Microsoft, por ne do t’ju informojmë më kohë nëse kjo konfirmohet nga kompania. /ameble