Një thashetheme mjaft interesante ka dalë në lidhje me biznesin e tabletve Microsoft Surface. Si duket kompania nuk është shumë e interesuar në lidhje me zhvillimin e një modeli të ardhshëm të tabletit Surface, sepse shitja e modeleve ekzistuese, duke përfshirë edhe Surface Pro 3, ka qenë me e ulët se sa që është pritur.
Thashetheme pretendojnë se kompania mund të vë në shqyrtim ekzistimin e biznesit për këta tablet. Thashetheme vijnë nëpërmjet një kompanie Taiwanese të tregtisë ku DigiTimes pohon se e ka dëgjuar këto thashetheme nga burime në zinxhirin e furnizimit. Burimet thonë se tabletët e gjeneratës së parë dhe të dytë të Surface-it i kanë kushtuar Microsoft përafërsisht 1.7 miliardë dollar humbje e kjo ndoshta mund të jetë arsyeja pse kompania nuk është shumë e interesuar në zhvillimin e një modeli të ardhshëm.
Microsoft ende nuk ka bërë diçka publike rreth të ardhmes së tabletve Surface, kështu që këto mbesin vetëm thashetheme. /ameble