Microsoft disa muaj më herët ka deklaruar se nga data 26 Tetor do të nxjerr në treg zyrtarisht sistemin operativ Windows 8.

Tani më kjo është bërë më shkrim, kompania Microsoft u ka dërguar ftesë mediave për pjesëmarrje në ketë ngjarje të madhe që do të mbahet më 25 Tetor në Pier 57, Manhattan në qytetin e New York-ut. Ngjarja do të jetë mjaft e gjatë, me sa duket janë caktuar pesë orë të plota për ketë. Kryeshefi ekzekutiv Steve Ballmer më siguri do të jetë atje, së bashku me drejtuesit kryesorë, pa dyshim se do të shfaqen edhe disa partnerë nga ana harduerike për të treguar ndryshme që janë zbuluar në pajisje gjatë këtyre muajve të fundit të Windows 8.

Një nga pajisjet që me siguri do të jetë e pranishëm është Microsoft Surface – në ftesë thotë ” Including a Microsoft Surface Reception”. Microsoft pritet të zbulojë përfundimisht çmimet e kësaj tablete që ka habitur botën e teknologjisë këtë verë. Në të njëjtën kohë, Microsoft pritet të ofrojë më shumë detaje mbi listën e pajisjeve më Windows RT. Ameble do të raportoj ditët në vijim për ketë ngjarje. |mashable| [divider top=”0″]