Udhëheqësit të tanishëm të Microsoft-it, Steve Ballmer, i kanë mbetur edhe nëntë muaj si udhëheqës i kësaj kompanie dhe sa i përket kësaj plotë spekulime dhe thashetheme kanë qarkulluar dhe po qarkullojnë se kush do ta zëvendësojë atë. Shumë mediume kanë thënë se mund të jetë kryeshefi i tanishëm i Nokia-së, Stephen Elop ose ai i Ford-it, Alan Mullaly (i cili kishte mohuar largimin e parakohshëm nga Ford-i), tani jemi edhe me afër datës se kush mund të jetë emri i pritur në Microsoft.
Nga John W. Thompson dhe bordi i Microsoft-it këto ditë është deklaruar se:
Kjo procedurë do të përfundojë në fillim të vitit 2014.
Thompson dhe pjesa tjetër e bordit posedojnë në tavolinë listën e mbi “100 kandidatëve të mundshëm”, e që sipas tyre është ngushtuar në një “grup prej 20 personave”, për të cilët gjithashtu janë duke u bërë konsultime më të thella brenda bordit. Nuk ka asnjë informatë se kush është në atë listë, por më shumë gjasë pritet nga ndonjë që është i punësuar brenda ose dy kandidatet që i përmendem me lart. |ameble|