SHPËRNDAJE

xbox 720Si duket, nuk do t’na bie të presim gjatë për të mësuar rreth konsolës së ardhshme nga Microsoft Xbox 720. Sipas thashethemeve të fundit kjo pajisje mund të prezantohet muajin e ardhshëm.

The Verge ka thënë se Microsoft do të organizoj një ngjarje më 21 Maj, natyrisht kjo datë është vetëm një thashetheme për momentin, sepse ende nuk është konfirmuar nga kompania Microsoft. Edhe nëse ndodh, ky nuk do të jetë prezantimi i plotë i Xbox-it të ri 720, detajet e prezantimit në hollësi pritet të zbulohen në ngjarjen E3 në muajin Qershor.

Ende nuk ka detaje se kur kjo pajisje do të dal në shitje, por mund të presim që pajisja të paraqitet në treg para fund-vitit. Për më shumë informacione do të njoftohemi me kohë. |ameble|

SHPËRNDAJE