E plotësuar: Duke filluar nga sot, përdoruesit e Windows Live Messenger mund të lidhen dhe bisedojnë me kontaktet e tyre duke përdorur Skype. Ky integrim vjen vetëm dy ditë pas njoftimeve se Microsoft do ta nxjerr në pension Windows Live Messenger-in në favor të Skype-it.
Në një mesazh te postuar në një blog nga presidenti i Skype-it Tony Bates konfirmohet se kjo do të ndodh në tremujorin e parë të vitit 2013 në të gjitha vendet me përjashtim të Kinës.
Në versionin e ri Skype 6.0, përdoruesit nga tani mund të kyçen me llogarinë e Windows Live Messenger-it ka thënë ai.
05 Nëntor: Microsoft si duket do të nxjerr jashtë përdorimit shërbimin Windows Live Messenger, duke zhvendosur fokusin e saj në shërbimin e saj të ngjashëm Skype, thuhet në një raport. Ky ndryshim mund të ndodhë gjatë kësaj jave.
Duke cituar burime të ndryshme, The Verge është e para që raporton së Microsoft po planifikon të integrojë Live Messenger-in në Skype, në muajt e ardhshëm.
Në fund të fundit, bashkimi i dy këtyre sistemeve vetëm së është duke ndodhur sepse Skype tani për tani përdor shumicën e sistemeve të Windows Live Messenger-it, për të bërë dhe pranuar telefonata, në sistemin Chat gjithashtu për rreth 80% të mesazheve të çastit(instant messages) shkëmbehen në ketë shërbim, thotë raporti. |ameble| [divider top=”0″]