Më herët këtë vit, Microsoft kishte filluar testimin e një ndërfaqe (Launcher) të tyre për platformën Android, të quajtur Arrow. Tani kjo ndërfaqe është e gatshëm dhe mund të shkarkohet nga Google Play Store.

Microsoft Arrow launcher

Roli kryesor i ndërfaqës Arrow është së posedon qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha aplikacionet që përdorni më shpesh.

Microsoft ka futur një faqe të veçantë vetëm për Widgets, ku mund të shtoni widgets sa të doni dhe t’i lëvizni ato poshtë e lartë apo edhe t’i shihni të gjitha. Kjo është një mundësi interesante sepse zakonisht Widgets në Android janë të futura në ndërfaqe majtas apo djathtas, që për të parë motin, e-mail-in apo çfarëdo tjetër ju duhet të kaloni nëpër ndërfaqe majtas apo djathtas.

Gjithashtu posedon një faqe e fundit (Recent page) që tregon listën vertikale të të gjitha dokumenteve tuaja të fundit, fotografive, aplikacioneve të instaluara apo edhe thirrjeve telefonike.

Në përgjithësi Arrow duket i lezetshëm, edhe pse nuk ofron aq shumë mundësi për përshtatje, siç janë mësuar ti kenë disa dashamir të flakt të Android-it, por prapë së prapë nuk humbni asgjë nëse e provoni. /ameble