Minecraft vazhdon të ngjitet lartë e më lartë, tani me sukseset e saja duke i futur ato në rezymenë e saj. Krijuesi  i kësaj loje Markus “@notch” Persson ka konfirmuar nëpërmjet Twitter-it, se versioni origjinal i lojës ka arritur në 100 milionë regjistrime unike.

 

Shifra përfshin regjistrimet falas për versionin demo nga shfletuesit në Mac dhe PC. Minecraft kohët e fundit është raportuar se kanë shitur 14 milionë kopje. Këto shifra nuk përfshin miliona kopje të shitura nëpërmjet Xbox 360 ose pajisje tjera mobile, dy prej të cilave kanë arritur të paktën në 10 milionë, gjithashtu këtu nuk është e përfshirë shifra 1 milionë nga PlayStation 3.

Për ketë lojë ne kemi publikuar dy seria në kanalin tonë në Youtube, ku kemi shpjeguar strategjinë e kësaj loje./ameble

[youtube id=”5HblPnB5QcQ” width=”600″ height=”350″]

[youtube id=”JeGQmOX6Dno” width=”600″ height=”350″]