SHPËRNDAJE

Tableti i ri SURFACE nga Microsoft do të sfidojë iPadin e Apple edhe me çmime, deklaroj Steve Balmer duke cekur  që do të jetë  konkurent kryesor i iPad dhe do të shitet për afërsisht me të njëjtin çmim si lider në treg.

Në web faqen e SURFACE, Microsoft publikoj çmimet dhe mundësinë për para-porosi, Surface do të shitet duke filluar nga 499 $ pa mbulese/keyboard me 32 GB memorie. Ndersa mbulesa/keyboard do të kushtojë ekstra 120$.Surface në faqen e tij ofron edhe nje bundle (“komplet”) Surface Tablet me 64 GB dhe mbulese me prekje me një çmim prej 699 $.

Duhet të cekim se çmimet jane të përafërt me iPad e cila fillon me 499 $ por me më pak memorie dhe pa keyboard/mbulese. Megjithatë Apple pritet të zbulojë “Mini iPad” me një çmim të ulët javën e ardhshme me 23 Tetor dhe kjo mund të prish planet e Surface.

Tableti Surface do të ketë sistemin operativ Windows 8 dhe do të prezentohet me 26 tetorë, ndërsa për marketing ka ndare 1 miliarde $ dhe pret të shes 3 -5 milion tableta në tre mujorin e parë./ameble/

 [youtube id=”8mSckyoAMHg” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE