HTC One kuq e kalterSmartphone-i HTC One momentalisht në treg gjendet vetëm në dy ngjyra në të bardhë dhe në të zezë, mirëpo thuhet se HTC gjatë verës do të nxjerr edhe dy modele me ngjyra të reja, në të kuqe dhe në të kaltër.

Smartphone HTC siç edhe e kemi përmendur disa herë është një prej smartphone-ve më të vlerësuar të këtij viti, karakteristikat e tij përfshijnë ekranin e plotë me definicion të lartë 4.7 inç dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë, procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 600 më 1.7GHz. Ky model përfshinë gjithashtu 2GB RAM dhe zgjedhjen prej 32GB ose 64GB hapësirë e brendshme për ruajtje, dhe vjen me kamerë të re me ultrapikselë.

Kompania HTC për thashethemet e modeleve me ngjyra që mund të ketë një shitje edhe me të madhe nuk ka deklaruar ende asgjë, mirëpo një gjë dihet se përdoruesit do ta kishin pëlqyer edhe më shumë. |ameble|