SHPËRNDAJE

s3neo ameble articlePërderisa Samsung ka vendos që të mos përditësoj versionin LTE të Samsung Galaxy S III në Android KitKat(për shkak se ka vetëm 1GB RAM), kjo kompani tani prezanton një Galaxy S3 të versionit 3G i cili do të përditësohet në versionin e fundi të Android.

I pagëzuar si Galaxy SIII Neo (me numër modeli GT-I9301I), pajisja e re tanimë është e listuar në ueb faqen zyrtare të Samsung në Gjermani, dhe duket pothuajse tërësisht e ngjashme me modelin e 2012.

Glaxy S III Neo është pak më i ndryshëm nga S3 Neo i cili ishte lansuar për tregun e Indisë para pak muajsh; nuk ka module për të mbështetur dy SIM operatorë, dhe vjen me një procesorë katër-bërthamorë 1.4GHz, në vend të atij 1.2GHz sikur ai në pajisjet  që shiten në Indi. Sidoqoftë ky version ka 1.5GB RAM.

S3 Neo nuk ka filluar që të shitet akoma, por së shpejti do të nisë shitja e tij në Europë dhe modelet që do të jenë në shitje (janë në ngjyrë të bardhë dhe të kaltër).  /ameble

SHPËRNDAJE