SHPËRNDAJE

Facebook ka lëshuar një mundësi të re për fund-vitin 2012 të cilën ajo e quan vlerësimi i vitit në Facebook (Facebook’s Year in Review). Kjo ndihmon të shihni të gjitha momentet e mira, njerëzit dhe gjërat që kanë lëvizur më shumë në llogarinë tuaj që nga fillim i vitit 2012.

Përveç kësaj rrjeti social Facebook gjithashtu ka analizuar në botë të gjitha trendët me të larta për ketë vit, duke llogaritur kështu ngjarjet me interesante, figurat më të përsëritura politike gjatë vitit, këngë më të lëshuara në Facebook, gjërat me të përdorura në teknologji si dhe shumë tjera. Listën e të gjitha këtyre trendëve nga viti 2012 mund ta shikoni në facebookstories.com/2012.

Kurse për të parë vlerësimin apo përmbledhjen tuaj gjatë vitit 2012 është bërë përmbledhja duke përdorur timeline-in tuaj, që mund ta shikoni duke shkuar tek linku facebook.com/yearinreview dhe aty gjenden 20 momentet më të mëdha nga viti 2012 të cilat ju keni shpërndarë në Facebook.

Këto përfshijnë të gjithë postimet tuaja me më rendësi , fotot dhe ngjarjet e vitit etj. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE