Presidenti i kompanisë Motorola Rick Osterloh ka bërë disa njoftime lidhje me të ardhëm e kompanisë, dhe njëra ndër to është edhe lajmi rreth lansimit të gjeneratës së ardhme të Moto X.
Ai iu përgjigj disa pyetjeve të iniciativës #AskRickO që ju bënë atij përmes Twitter. Ai u pyet për kohën kur Motorola do të publikoj produkte të reja dhe cilat do të jenë ato, dhe përgjigja e tij ishte se Motrola po përpiqet që për çdo vit të nxjerr së paku modele të reja të telefonave të mençur dhe produkti i paralajmëruar për 2015 do të jetë Moto X i gjeneratës se tretë që do të publikohet në muajin Shtator.
Më herët gjate këtij viti Qualcomm dhe Motorola zbuluan se së bashku janë marrë vesh qe telefoni i ardhshëm i Motorolës do të ketë të integruar çipin Snapdragon. Tashmë jemi në dijeni se çipi më i ri i Snapdragon S815 është rrugës dhe sipas disa thashethemave Moto X do të ketë të integruar pikërisht këtë çip. /ameble