SHPËRNDAJE

Në postet e më hershme kemi njoftuar për produkte të reja të prezantuara nga Motorola. Është fjala për dy smartphone të ri Droid RAZR HD dhe Droid RAZR Maxx HD ku lansimi i tyre në treg është paraparë nga data 18 tetor.

Nga pikëpamja harduerike dy smartphone janë identik me ekran Super AMOLED HD 4.7 inç 720p, procesorë 1.5 GHz dual-core, i përkrahur nga 1GB RAM, sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich (ICS) dhe me NFC të aktivizuar. Përfshijnë një slot microSD card që përkrahë deri 32 GB hapësirë shtesë, kamerën e pasme 8 megapixel me blic LED dhe incizimin 1080p HD, kamerën frontale VGA për video konferenca si dhe përkrahë LTE (4G).

Dallimi tek këto modele nga Motorola qëndron tek jetëgjatësia e baterisë. Razr Droid HD do të jetë në dispozicion prej 199,99 $, ndërsa Motorola  RAZR Maxx Droid HD do të jetë 299,99 $.  |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE