SHPËRNDAJE

Motorola Moto G ka mjaftë gjëra me të cilat mund të mburret, duke filluar nga çmimi tepër i volitshëm, dizajni i tij, fuqia procesorike si dhe izolimi i përsosur që kjo pajisje ka.

Një gjë të cilën Motorola nuk e ka përmendur në publikimet e kësaj pajisje është fakti se ky telefon i reziston zhytjes në ujë.

Qysh në fillim kur ky smartphone u prezantua me çmim prej vetëm 169Euro për versionin 8 GB, u mendua se brenda kësaj pajisje ka pjesë të lira dhe jo kualitative sepse “çmimi e bën të veten”, por në fakt kjo gjë doli të jetë ndryshe, ngase jo vetëm që Motorola Moto G ka dal të jetë e shkëlqyeshme por tani përsosmëria e tij rritet kur zbulohet fakti se Moto G është rezistente edhe ndaj ujit.

Për më shumë shikoni videon më poshtë në të cilën është demonstruar zhytja e Moto G në ujë.

[youtube id=”IVaTKG5q4YI” width=”600″ height=”350″]

Përmes këtij artikulli duam të ju njoftojmë se Ameble së shpejti do të publikoj vlerësimin e plotë për smarphone-in Motorola Moto G. Andaj qëndroni me ne.   /ameble

SHPËRNDAJE