Pas suksesit me shitjen marramendëse të Moto G-së, Motorola është duke planifikuar që të shtoj edhe një smartphone tjetër në listën e produkteve  për shitje në tregun Evropian. Kompania tashmë ka dërguar ftesat për një ngjarje të veçantë që do të mbahet në Londër me 14 Janar, ku pritet lansimi në treg i pajisjes së re.

Rreth kësaj ngjarje nuk janë dhënë shumë informacione, prandaj akoma nuk dihet saktësisht se për çfarë pajisje bëhet fjalë, por një gjë është e mundshme, që smartphonet Motorola që në fakt janë pronë e Google kanë një anëtarë të “familjes” së tyre që akoma nuk ka filluar të shitet në kontinentin Evropian, është fjala për Motorola Moto X, prandaj ky mund të jetë produkti për të cilin bëhet fjalë.  Për momentin ky smartphone shitet veten me SHBA dhe Brazil.

Motorola Moto X pritet që të vije me çmim rreth 300 euro. \ameble