Motorola signMotorola se fundmi ka lansuar smartphone-in Moto X, smartphone ky që mund të personalizohet me një seri dizajnësh të ndryshme nëpërmjet Moto Maker, mirëpo si duket kompania tani ka në plan të nxjerr një pajisje tablet Moto X.

Kryeshefi ekzekutiv i Motorola-s, Dennis Woodside, ka përmend diçka të tillë në një intervistë dhënë për Engadget, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë hollësi për karakteristikat në lidhje me pajisjen.

Tableti ndoshta do të jetë në dispozicion ngjashëm me smartphone-in nëpërmjet Moto Maker. Nuk ka detaje se me çfarë hardueri do të shfaqet, mirëpo një gjë është e sigurt se do të jetë me platformën dhe versionin e fundit të Android-it. |ameble|