SHPËRNDAJE

Motorola modular PhoneMuajin e kaluar, Motorola kishte njoftuar për planet e saja për prodhimin e një smartphone modular të quajtur Project Ara, kurse tani ata kanë marrë një hap tjetër të madh duke arritur marrëveshje shumë-vjeçare me kompaninë e shtypjes 3D të quajtur 3D Systems. Të dy kompanitë do të punojnë së bashku për të krijuar pjesë për smartphone, i cili mund të lansohet gjatë stinës së dimrit si një pako modul për zhvilluesit.

Si pjesë e marrëveshjes, 3D Systems pritet të zhvillojë atë që kryeshefi i kompanisë Avi Reichental e quan “fabrika e së ardhmes,” në mënyrë që prodhimi të ketë kapacitetet e saja për të ndërtuar në shpejtësi të lartë shtypjen e modularve. Kontrata e re e kompanisë me Motorola-n i jep mundësi gjithashtu për t’u bërë pjesë ekskluzive furnizuese e saj për Project Ara, por vetëm nëse ajo mund të përmbushë kërkesat e kompanisë.

Duke folur për kërkesat, në të njëjtën kohë ne do të duhet të shikojnë se si konsumatorët reagojnë për idenë e smartphone-ve modular. Ideja është e madhe në letër, edhe pse ekzekutimi dhe lansimi i moduleve do të jetë çelësi i suksesit.

Mbetet të shihet se si dhe a do të kyçen edhe kompanitë tjera të mëdha në teknologjinë e smartphone-ve modular? |ameble|

SHPËRNDAJE