SHPËRNDAJE

Spekultimet e më hershme ka qenë se Google është duke punuar në një smartphone të ri Motorola X, smartphone-i është thënë të vijë bashkë me versionin e ri të platformës Android, Android 5.0 Key Lime Pie. Spekulimet tjera ishin se ky model do të prezantohet muajin e ardhshëm në konferencën për zhvillues Google I/O, por me vonë u raportua se kjo nuk do të ndodh dhe mund të vonohet.

Mirëpo sot disa detaje për një smartphone i tillë janë shfaqur në AnTuTu benchmarks, smartphone-i është i emëruar Google X dhe duket të jetë me Android 5.0 Key Lime Pie, fotografia më poshtë është shfaqur në rbmen.

Google X

Për smartphone-in e njëjtë është thënë të paraqitet në 20 ngjyra të ndryshme, dhe me ekran të plotë HD 4.7 inç me rezolucion 1920 X 1080 pikselë.

Sido që të jetë, ditët apo javët e ardhshme mbetet të shihet se cila është e vërteta e këtij modeli të ardhshëm nga Google. |ameble|