SHPËRNDAJE

Samsung kanë njoftuar se janë duke punuar së bashku për të ndërtuar një motor për shfletuesit ueb të ri në pajisjet e lëvizshme të bazuara në ARM dhe Android. Motori i ri nga dy kompanitë është emëruar Servo. Sipas Mozilla-s, do të jetë i dizajnuar për pajisjet e ardhshme me shumë bërthama (multi-core). Servo është koduar në gjuhën e vet të programimit të Mozilla-s, i quajtur Rust. Zhvilluesit nga Mozilla kanë  filluar punën në ketë vitin e kaluar, dhe Samsung ka ndihmuar ketë vetëm gjatë muajve të fundit.

Mozilla ka vënë gjuhën programuese në dispozicion për zhvilluesit e Android-it në formën eksperimentale. Megjithatë, nuk ka asnjë fjalë për Servo-n se kur do të jetë gati për zhvilluesit.

Është e paqartë nëse Servo synon të zëvendësojë Gekko – motorin që fuqizon Firefox-in në kompjuterët e sotshëm

Megjithatë, një gjë është e qartë se motori i ri është projektuar për të marrë synimin në WebKit. Safari WebKit fuqizon Safari-n nga Apple, Chrome-in nga Google dhe shfletuesin Opera për desktop. Ai gjithashtu fuqizon të njëjtat në pajisjet mobile si iOS, Android, BlackBerry 10, dhe Tizen. |ameble|

SHPËRNDAJE