Mozilla të hënën ka lajmruar që pajisjet të para me sistemin operative mobil Firefox OS do të prodhohen nga Alcatel dhe ZTE. Përkrahjen për këtë system operativë mobil që është i bazuar nga projekti i Mozillës “boot to Gecko” kanë shprehur edhe rrjetat e mëdha si Deutche Telekom, Smart, Sprint, Telecom Italia dhe Telenor.
Mozilla ka thënë që me Firefox OS synon të sjell një përvojë më të mirë në smartphona me një kosto më të ulët, kjo do të thotë qe do të mundohen të rrisin tregun e smartphonave ne shtetet në zhvillim.
“Me hyrjen e Firefox mobile OS në treg Mozilla vazhdon misionin që të promovoj open source, inovacion dhe mundësi të barabartë për të gjithë zhvilluesit e uebit” tha Gaery Kovacs, CEO i Mozillas dhe shtoi që OS-i do të bazohet ne HTML5 që do të ve në pah kapacitetin apo harduerin e smartphonave që deri tani ka qenë e mundur vetëm me aplikacione të dedikuara.
Të dy prodhues ZTE dhe Alcatel do të lansojn produktet nën brendin Alcatel One Touch dhe do të fuqizohen nga procesorët Qualcomm Snapdragon. |mozilla.org| [divider top=”0″]