SHPËRNDAJE

Mozilla ka nxjerr smartphone-in e parë Firefox ketë javë të cilin e ka krijuar për zhvilluesit, për të inspektuar sistemin operative të ri Firefox.

Smartphone-at e ri Firefox janë te pajisur me ekran me prekje (touchscreen) HVGA prej 3.5 inç dhe me procesor 1 GhZ Snapdragon S1 me 512MB RAM me 4GB memorie të brendshme.

Karakteristika tjera të smartphone-it të ri Firefox hyn edhe kamera 3 megapixel, me WiFi. Mozilla shpjegon: “ Pajisja për inspektim për zhvilluesit tonë është krijuar për ta lehtësuar përvojën e sistemit operativ Firefox, duke u dhënë zhvillueseve rastin për të caktuar të ardhmen e pajisjeve.

Sistemi operativ Firefox i Mozilles bazohet në një standard të hapur dhe është burim i hapur (open source) që do te thotë se zhvilluesit kanë në kontroll të plotë aplikacionet e tyre dhe metodat e shpërndarjes. Per fat të keq Mozilla ende nuk ka dhënë informata për çmimin apo disponueshmerin e tij në botë përsistemin operativ Firefox. Mirëpo sa po të bëhet i ditur informacioni në do t’ju njoftojmë si gjithmonë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE