Tani edhe një sistemi tjetër operativ për smartphone, është ky sistemi i parë nga Mozilla i bërë për smartphone dhe tableta, por në dispozicion është vetëm për testim nga OS X, Windows, apo Linux. Udhëzimet për instalim janë në publikuara në uebfaqen Gaia/Hacking.

Zhvilluesit(developers) do të kenë mundësin të fillojnë testimin menjëherë nga çdo pajisje që posedojnë. Sigurishtë qe ky version nuk është ende një pako e kompletuar, mirëpo vetëm për testim apo krijimin e aplikacioneve. Sistemi operativ i Mozilla-s i quajtur ndryshe edhe si boot2gecko, sipas pamjes së parë duket mjaft i ngjashëm me atë që kemi parë tek Android gjatë viteve të fundit, ka një pamje përafërsisht si MIUI.

    

Mozilla këtë version te kompletuar planifikon ta nxjerr ne treg brenda një viti. Pajisjet e para me ketë sistem operativ do te jenë me procesorë Qualcomm Snapdragon dhe sipas Mozilla-s pritet te fillojnë ne Brazil nga fillimi i vitit 2013 nëpërmjet shërbimit telefonik Vivo. Gjithashtu operatorët si Deutsche Telekom, ETISALAT,  Sprint, Telekom Italia, dhe Telenor kanë shprehur interesim për të ofruar pajisje me Firefox OS.

Ne na mbetet ta shohim se sa do te ketë sukses ky hap nga Mozilla, apo a do te hyj ne konkurrencë me sistemet tjera si Android, iOS, Windows Phone etj. |blog.mozilla.org| [divider top=”0″]