Më herët kemi raportuar së lansimi i iPhone 5S do të jetë në muajin Qershor, por tani sipas një raporti të fundit nga iMore, data e lansimit të iPhone 5S do të jetë Gusht, dhe pajisje do të posedoj dizajnin e njëjtë sikur modeli iPhone 5. Të njëjtën gjë Apple e ka bërë edhe në të kaluarën me lançimin e modeleve 3G/3GS dhe 4/4S, të dyja pajisjet posedojnë të njëjtin dizajn, edhe pse versionet S kanë procesorë më të fuqishëm dhe karakteristika tjera.
Sipas raportit, iPhone 5S do të shfaqet më kamerë shumë më të mirë se ajo në iPhone 5, gjithashtu mund të presim procesorë më të shpejtë dhe RAM më shumë, por dizajni i smartphone-it do të duket njëjtë sikur modeli iPhone 5. Apple vitin e kaluar pikërisht në muajin shtator ka lansuar iPhone 5.
Kompania Apple ende nuk kanë konfirmuar për detajet rreth modelit iPhone 5S dhe gjasat janë nuk do të ketë ndonjë hollësi zyrtare deri afër datës së lansimit që i bie në Gusht. |ameble| [divider top=”0″]