SHPËRNDAJE

Mushkin këtë javë ka shtuar një disk solid state drive (SSD) në serinë e tyre, duke njoftuar kështu për prodhimin e diskut të parë në botë 480GB mSATA. Deri në lançimin e Mushkin 480GB (SF-2281), disqet me të mëdha të më mëparshme kanë qenë 240GB/256GB.

Mushkin i ri 480GB SSD është i pajisur me Trim, ECC, SATA 6Gbps, dhe firmware upgradeable, me shpejtësi maksimale të leximit 540MBps, kurse të shkrimit 425MBps.

Mushkin 480GB SSD do të mbërrijë në dyqanet e SHBA-së në fillim të muajit janar 2013 dhe do të jetë me çmim 500 $, kurse është planifikuar të shpërndahet në të gjithë botën në mes të janarit. Për më shumë informacion dhe specifika të plotë mund të merrni nga uebfaqja e internetit Mushkin. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE