SHPËRNDAJE

Nëse jetoni në një banesë, shtëpi apo punoni në një zyrë ku Wi-Fi rrjeti nuk e mbulon tërë hapësirën atëherë Western Digital do t’ju mundësoj për të zgjeruar rrjetin tuaj pa tela (wireless), më një produkt të ri që është quajtur My Net Wi-Fi Range Extender. Kjo pajisje është bërë për të punuar në vargun Western Digital më router-a HD Dual Band.

Wi-Fi Range Extender përmban antena 3 x 3 multiple input/output dizajn. Sipas Western Digital shumica e produkteve konkurruese të kësaj pajisje përdorin antenë të vogël 2 x 2. Duke përdorur antenën 3 x 3 MIMO, Western Digital është në gjendje të japë sinjal Wi-Fi më te largët kundrejt produkteve tjera. Pajisja është projektuar për të mbështetur Bandwidth intensive (të pa ndërprera) të tilla si video streaming, lojërave online, dhe video thirrje.

Range Extender premton të jetë i lehtë për tu instaluar që kërkon vetëm një proces me dy hapa pa CD ose softuer të nevojshëm. Pajisja mbështet Wi-Fi të mbrojtur (siguruar) dhe mundëson lidhjen vazhduese më rrjetin ekzistues në shtëpi duke shtyp një buton të vetëm. Kjo pajisje posedon dritat sinjalizuese në pjesën e përparme dhe një port Ethernet Gigabit për pajisjet që nuk kanë Wi-Fi të integruar (built in).
Western Digital thotë se Range Extender është i përshtatshëm më të gjithë Router-at Wi-Fi dhe Gateway te çertifikuara, si dhe të gjitha standardet Wi-Fi nga 802.11a në 802.11ac.

My Net Wi-Fi Range Extender është në dispozicion nga tani për 89,99 $. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE