Të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë ose zgjerojnë biznesin e tyre dhe të bëhen gati për financim nga 10,000 deri 5,000,000 milionë dollarë, mund të aplikojnë në “Garën e Pranverës 2013”.
Në kuadër të projektit Koalicioni i Bashkuar për Ndërmarrësi të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Organizata nga Holanda BiD Network në bashkëpunim me Business Support Centre Kosovo (BSCK) kanë filluar implementimin e garës me biznes plane për ndërmarrësit dhe bizneset kosovare që kanë nevoja financiare nga 10,000 deri 5 milion dollarë. Biznes planet novatore me potencial rritje ekspozohen tek një rrjet i investitorëve privat dhe ndërlidhen me fonde të NVM-ve nga e gjithë bota.
Të gjithë ndërmarrësit kosovar që kanë ambicie për t’i rritur bizneset e reja apo ekzistuese mund të përfitojnë nga gara online me biznes plane, që ka për qellim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë. Biznes planet premtuese prezantohen tek investitorët nga BiD Network dhe marrin këshilla nga ekspertët në të gjitha aspektet e arritjes së marrëveshjeve me investitorët. Përveç ndërlidhjes me investitor, BiD Network ofron edhe këshilla dhe mentorim biznesi nga ekspert lokal dhe ndërkombëtar për të gjithë ndërmarrësit e motivuar kosovar.
Për shkak të ndërlidhjes së bizneseve kosovare me investitor ndërkombëtar, të gjitha bizneset planet e dorëzuara përmes internetit duhet të jenë në gjuhën angleze. Kjo garë është e hapur për te gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës deri më 2 qershor 2013. Të gjithë ata që dëshirojnë te fillojnë ose zgjerojnë biznesin e tyre dhe të bëhen gati për financim, mund të aplikojnë përmes http://www.bidnetwork.org/kosovo. Përveç tjerash, të gjithë aplikantët do të përfitojnë edhe trajnime falas, të cilat përfshijnë trajnimin mbi pasqyrat financiare dhe trajnimin mbi prezantimin e planit të biznesit para investitorëve.
BiD Network operon në 17 shtete të botës në Amerikën Latine, Azi, Afrikë, dhe Lindjen e Mesme. Deri më sot numëron 40 mijë anëtar, 10 mijë ndërmarrës, 3 mijë biznes plane, 800 trajnerë dhe 115 investitor ndërkombëtar, ndërsa Digjitale është një prej partnerëve të ICT Spring Challenge 2013, të organizuar në nivel rajonal nga BiD Network. |digjitale||ameble|