SHPËRNDAJE

Kompania Intel në mëngjesin e sotshëm ka njoftuar se presidenti i saj aktual dhe kryeshefi ekzekutiv, Paul Otellini, do të dal në pension nga muaji maj 2013. Ai ka filluar me kompaninë Intel-in në vitin 1974 kurse në vitin 2005 u bë kryeshef ekzekutiv i saj.

Deklarata për shtyp nga Intel thekson se Otellini është kryeshefi ekzekutiv i pestë në 45 vitet që ka Intel-i, dhe gjatë qëndrimit të tij në ketë pozitë të lartë, Intel ka arritur të ardhura rekord si dhe fitime të mëdha.

Intel thotë se kanë mbetur gjashtë muaj nga pensionimi i Otellinit që do të thotë së kompanisë i mbetet mjaft kohë për të kryer “tranzicion të rregullt” për të gjetur dikë që të marrë përsipër punën e kryeshefit ekzekutiv. Në deklaratë gjithashtu thuhet se, “Bordi i drejtorëve do të kryej procesin normal për të zgjedhur pasardhësin e Otellinit dhe do të konsiderojnë kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm për ketë pozitë.” Kurse Otellini pasi ta lë kompaninë do të mbetet vetëm këshilltar i saj. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE