SHPËRNDAJE

Sipas një raporti të fundit nga MCV, në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Sony PlayStation 4 janë në avantazh ndaj shitjeve të Xbox One. Në pesë javët e para të shitjeve, Play Station 4 arriti një shitje prej 530,000 njësive, ndërsa Xbox One arriti vetëm 364,000 njësi. Pra, PS4 është duke prirë në shitje për 166,000 njësi.

PS 4 vs Xbox One 2

Sa i përket të ardhurave të gjeneruara nga shitjet, PS4 ka realizuar 181.800.000 £, ndërsa Xbox One rreth 144.500.000 £. Deri më tani të paktën, mund të konstatojmë se PS4 është duke fituar.

Të dy konsola të reja në realitet janë të mahnitshme dhe në të vërtetë nuk mund të themi se njëra e tejkalon tjetrën, por statistikat e lartë përmendura me siguri rrjedhin nga preferencat e lojtareve, duke përfshirë brendin ose lojërat.

Një prej arsyeve për mos shitjen e kënaqshme të Xbox One sikuse ajo e PS4, mund të jetë edhe çmimi më i lartë i Xbox-it. Në paketën e Xbox One vjen edhe pajisja Kinect dhe shumë lojtar nuk duan që të kenë një Kinect dhe kështu në fakt nuk duan të paguajë ekstra për diçka që ata nuk do të përdorin.

A do të jetë ky avantazh i PS4 ndaj Xbox One në Mbretërinë e Bashkuar do të shofim pas gjashtë muajsh apo më shumë. /ameble

SHPËRNDAJE