SHPËRNDAJE

Bill Clinton ishte Presidenti i parë që ka dërguar email nga zyra e Presidentit. Ai gjatë mandatit të tij tetë-vjeçar në total ka dërguar vetëm dy email-a.

Edhe pse dikush mund të mendonte që laptopi i tij Toshiba Satellite Pro, prej nga është dërguar email-i ish dashur të ishte në një muze, ai tani është në duart e një koleksionisti privat i cili ketë laptop tani e ka nxjerr ne shitje për 125.000 $ në eBay.

Aktualisht laptopi Toshiba i Presidentit të asaj kohe Bill Clinton, është përdorur për të dërguar email-a vetëm nga zyra e tij presidenciale. Në ketë laptop ende gjendet mesazhi historik dërguar John Glenn në hapësirë, kurse në hard drive ka gjithashtu dokumentacion të rëndësishëm duke përfshirë edhe një foto të nënshkruar nga Presidenti Clinton. Ky është email-i i parë i një kryetari amerikan dhe email-i i parë i dërguar në hapësirën kozmike.

Si duket, laptopi ka qenë në pronësi të Shtëpisë së Bardhë të një fizikani i quajtur Robert Darling e që ende nuk dihet se si ka renë në duart e këtij shitësi. Shitësi këto ditë është përfshirë nëpër shumë mediume si dhe fotografia e laptopit.

Ankandi në eBay përfundon më 11 Nëntor, kështu që kushdo që është i interesuar mund ta blej.

Email-at historik të shkëmbyer nga Clinton më ish astronautin dhe ish senatorin John Glenn, i cili i ka shkruar presidentit nga hapësira më datën 6 nëntor 1998, nga anija kozmike Discovery vijon kështu:

“Kjo për mua është mundësia e parë qe shkruaj me Presidentin nga hapësira…ekuipazhi i tërë është i impresionuar që ju do të jeni Presidenti i parë që personalisht shihni nisjen e anijes,” shkroi Glenn, i cili atëherë ishte 77 vjeç dhe personi më i vjetër i udhëtimit në hapësirë.

Kurse Presidenti u është përgjigjur më 7 nëntor 1988:

“Hillary dhe unë kemi përcjell atë moment të veçantë gjatë nisjen së anijes kozmike, ne jemi shumë krenarë për ju dhe ekuipazhin tuaj.”

Ky laptop ka ende shkëmbimin e këtyre email-ave në hard drive. |mashable| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE